Serbia nuk ia doli ta niste në këmbën e mbarë Euro 2024, teksa pësoi një disfatë të ngushtë ndaj Anglisë, ndërsa trajneri Dragan Stojkoviç u kritikua ashpër për lënien në stol të kapitenit, Dushan Tadic.
Në minutën e 13-të, duke përfituar nga pasiviteti total i Serbisë, Bellingham me kokë shënoi golin e vetëm të takimit.
Futbollisti i Fenerbahçes u aktivizua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Mitrovicin dhe pas përfundimit të lojës ka thënë fjalë të ashpra ndaj trajnerit.
“Është e vështirë, sinqerisht… ishte e vështirë. Kam folur me trajnerin, por është e vështirë të pranohet, sepse ne po luanim kundër Anglisë. Unë jam lideri, kapiteni dhe besoj se jam lojtari më i mirë i ekipit. Sigurisht, mendoj se duhet ta kisha nisur si titullar, por e respektoj vendimin e trajnerit”.
Lojtari 35-vjeçar beson se gjërat mund të kishin qenë ndryshe nëse ai do të ishte zgjedhur për njëmbëdhjetëshen fillestare:
“Mendoj se mund të kisha bërë më shumë në 90 minuta. Nëse ai thotë se duhet të luaj 30 minuta, atëherë do të luaj 30. Nuk ka të bëjë me individin, nuk është e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është të ecim përpara. Ne jemi të bashkuar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kualifikuar”./Ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...