Jordan Henderson është kapiten i Liverpoolit dhe lojtari i pari i këtij klubi që do ta ngre lartë trofeun e Ligës Premier.
Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për Henderson në ‘Anfield Road’, ndër vite duke u rritur si lojtar.
Henderson tani me krenari mund të thotë se është kampion evropian, botëror dhe fitues i Ligës Premier, si dhe potencialisht mund ta fitojë çmimin “Player of the Year”.
Natyrisht, pas një lajmi kaq të madh, ku Liverpooli u shpall kampion për herë të parë në histori të këtij formati të Ligës Premier, Sky Sports dëshironte të kapte Henderson në emocionet e tij të madh pas shpalljes kampion.
“Unë nuk kam dashur të flas për këtë deri në këtë moment, është e mahnitshme që më në fund të arrij këtë linjë. Unë jam aq i lumtur për të gjithë djemtë, tifozët, tërë klubin dhe qytetin”.
“Unë jam pak i tronditur tani. Është një ndjenjë e mahnitshme dhe them se jam shumë krenar për atë që kemi arritur”.
“Natyrisht, kur ne fituam Ligën e Kampionëve ishim në fushë dhe kishte shumë emocion, por kjo ishte një ndjenjë ndryshe”.
“Është një moment tjetër i paharruar në jetën tonë që nuk do ta harrojmë kurrë”, ka thënë kapiteni. /Telegrafi/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë