Mobilizimi i jashtëzakonshëm i kryesisë së klubit basketbollistik, “Bashkimi” nga Prizreni, duke sjellë në radhët e veta lojtarë me përvojë, ka bërë që kjo skuadër të ketë një epilog fantastik në pesë ndeshjet e para të sezonit, me po aq fitore.
Një ndër më meritorët të kësaj serie perfekte është edhe kapiteni i klubit, Altin Morina, i cili po kalon në një formë të shkëlqyer, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për Arbresh.info, Morina tregon se pavarësisht një faze të komplikuar përgatitore, skuadra u kompunua dhe ky është suksesi i gjithë atij angazhimi.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë, ngaqë e kemi pas një fazë përgatitore shumë të ngarkuar sa që edhe në ndeshjet miqësore kanë ndikuar ngarkesa madhe, mirëpo me fillimin e sezonës kemi filluar me marr vetën, jemi komponuar me ekipin shumë mirë edhe për këtë arsye kemi rezultate pozitive në këtë fillim te kammpionatit pa asnjë humbje”, thotë fillimisht Morina.
Prizrenasit kanë krijuar një ekip fenomenale ku tregojnë edhe rezultatet, teksa kapiteni i klubit thotë se së bashku me skuadrën kanë qëllim t’i fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon.
“Duke pasur parasysh se në klub kemi ardhje të reja si lojtarë, trajnera, kemi edhe një kryesi jashtëzakonisht profesionale ashtu edhe shoqërore, të cilët na mbështesin çdo ditë e më shumë duke na qëndruar afër në çdo moment si në ushtrime po ashtu edhe në ndeshje kampionale. Synimet tani besoj që janë shumë të qarta për të gjithë sportdashësit e basketbollit që klubi i Bashkimit lufton për çdo trofe të mundshëm që kemi para nesh”, thekson ai.
Qëndrim Biraj, ishte legjenda e “Bashkimit” për shumë vite ka qenë edhe kapiten i klubit, teksa vendin e tij e zuri pikërisht Altin Morina.
32-vjeçari thekson se është nder dhe privilegj ta ketë këtë pozitë në klub.
“Nder dhe privilegj për mua të jem kapiten i klubit më të vjetër në basketbollin kosovar gjithashtu edhe një përgjegjësi shumë e madhe duke marr parasysh se Bashkimi sivjet është me një super fond të lojtarëve, gjithashtu ekipi i vetëm pa humbje dhe me një super atmosferë që mbizotëron në kampin tonë, besoj edhe kjo është ndër arsyejet pse ne jemi në ketë pikë”, shton tutje kapiteni i klubit prizrenas.
Darko Radullovic aktualisht është trajneri i Bashkimit.
Ndërsa, për Altinin kjo është hera e dytë që punon me të, ku e cilëson si një nga më të mirët që ka bashkëpunuar me të.
“Me trajnerin, Darko është hera e dytë që punojmë ai është ndër trajnerët që jeton me basketboll është ndër nga më të mëdhenj që kam punar deri më sot edhe jo rastësisht jemi në këtë pozitë si ekipi i vetëm pa humbje”, vazhdon 32-vjeçari.
Përveç portokallezinjëve, në Kosovë ka edhe shumë skuadra cilësore që kanë bërë investime të mëdha dhe në rosterin e tyre kanë shumë basketbollist me përvojë.
Altin Morina veçon dy skuadra që i sheh si kundërshtar kryesorë dhe të denjë për titullin kampion.
“Basketbolli në Kosovë ka avancuar jashtëzakonisht shumë pothuajse janë të gjitha ekipet aty pari, është shumë herët për me përmendë emra konkretisht pasi që në janar gjitha ndryshojnë, por Trepçën edhe Prishtinën i shoh pak ma ndryshe nga të tjerat”, u shpreh Altini.
Prizrenasit këtë fundjavë luajnë derbin ndaj Sigal Prishtinës.
Kapiteni beson në fitore duke marr parasysh se ndeshja luhet në palestrën “Sezai Surroil”, ku pret mbështetje edhe nga tifozëria “Arpagjikt”.
“Atmosfera brenda klubit është jashtëzakonisht e mirë jemi të motivuar besoj që tashmë jemi të vetëdijshëm se të gjitha ekipet na shohin ndryshe pasi gjithë kanë dëshirë me mposht ekipin e vetëm pa humbje mirëpo loja zhvillohet në palestrën tonë, pranë tifozëve tanë të cilët janë lojtari i gjashtë për ne. “Arpagjikt” janë motivuesi jonë më i madh.
Prishtina po kalon në një fazë të mirë, janë një ekip shumë i mirë, do të jetë një ndeshje shumë e fortë, po shpresojmë ta vazhdojmë serinë ton të fitoreve në palestrën tonë”, përfundoi ish-basketbollisti i Prishtinës.
Bashkimi këtë sezon kërkon të rikthej titullin kampion në qytetin historik të Prizrenit që i mungon nga viti 2018./Arbresh.info/ Drilon Halili/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...