Kapiteni i Egntaisë para përballjes ndaj Borac Banja Lukës: Kush është patriot, duhet të vijë në Elbasan për të na përkrahur

17:31 | 17 Korrik 2024
D.H

Egnatia luan sonte ndeshjen e kthimit në rrethin e parë të kualifikimeve për Champions League ndaj Borac Banja Lukës.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, teksa kapiteni i skuadrës kampione të Shqipërisë, ka një thirje të rëndësishme për gjithë tifozët shqiptar, përcjell Arbresh.info.

Renato Malota bën thirrje për tifozët që të mbështetin fuqishëm kampionët e Shqipërisë.

“Gjendja ime? M’u desh të lija pas një shqetësim të sezonit të shkuar. Fatmirësisht jam mirë. Falë ndihmës së stafit jam gati për të luajtur nga minuta e parë.

Jam i lumtur që do të kem fatin të ndihmoj ekipin për të tentuar një kualifikim historik në Champions.

Atmosfera është e mrekullueshme. Ekipi ka dëshirë dhe kualitet. Kundërshtarin e njohim tashmë, kështu që do e kemi më të lehtë.

Egnatia? Prej vitesh çdo gjë funksionon në mënyrë perfekte. Gjë që na e bën më të lehtë punën për të arritur objektivat.

Çunat i shoh të motivuar. Ftoj të gjithë rrogozhinasit, por edhe gjithë tifozët shqiptarë, që 17 korrikun ta kthejmë në një ditë feste. Kam besim se do të festojmë së bashku në fund.

Nuk luan Egnatia, ‘luan’ flamuri shqiptar. Dhe ne do të mundohemi të nderojmë kombin tonë edhe për atë që ndodhi një javë më parë.

Në këto kushte, kush e dashuron këtë sport dhe është patriot, duhet të vijë në Elbasan për të na përkrahur”, përfundoi mbrojtësi i njohur lezhjan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme