Kapiteni i Dritës me deklaratë interesante pas eliminimit në Ligën e Evropës

23:28 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Drita është eliminuar në turin e dytë të Ligës së Evropës nga skuadra Dudelange e Luksemburgut.

Skuadra nga Gjilani në ndeshjen e dytë barazoi 1:1 në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë ndërkohë që sfida e parë e zhvilluar para një jave u mbyll me rezultat 2:1 në të mirë të luksemburgasve.

“Na ka munguar përvoja pasi që kemi pasur përballë një kundërshtarë të fortë. Drita dha gjithçka, por nuk e arritëm qëllimin. Na mbetet që të përgatitemi dhe ta nisim kampionatin mirë”, ka thënë pas ndeshjes kapiteni i Dritës, Ardian Limani për Super Sport Kosovën.

Limani ishte shënuesi i vetëm në ndeshjen e sotme. Ai realizoi me kokë.

Në këtë mënyrë, Drita e humbi rastin që të takohet me Legian e Varshavës në turin e tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme