Arijan Ademi, kapiteni i GNK Dinamo Zagreb, e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve që është hedhur pasdite në Monaco.
Dinamo Zagreb ka rënë në grup me Manchester Cityn, Shakhtarin dhe Atalantan.
Shqiptari beson që Dinamo Zagreb ka gjasa, sidomos me Shakhtarin dhe Atalantan, ku do të kërkojë fitore.
“Manchester City është një ekip nga një botë tjetër, por ne mund të luajmë kundër Shakhtar dhe Atalanta dhe të kërkojmë disa fitore”.
“Mendoj se kemi shanse të drejta kundër këtyre dy skuadrave dhe besoj fuqimisht se Dinamo mund të përparojë nga faza e grupit”, ka thënë Ademi.
Dinamo Zagreb është kthyer në një klub që luan shpesh në Ligën e Kampionëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...