Kapiteni i Besiktasit, Nexhip Uysal pritet t’i bashkohet Kosovës – fillon procedurat për pajisje me pasaportë

17:46 | 12 Shtator 2019
Arbresh Info

Kosova me rezultatet e fundit dhe bujën që ka marr nëpër media botërore, po bëhet gjithmonë e më e preferuar për lojtarë.

Për dallim nga ardhjet tjera, ardhja më e re pritet të jetë më e veçantë se sa të kaluarat.

Ai është Necip Uysal, kapiteni i Besiktasit, që ka prejardhje nga Kosova, shkruan Gazeta Olle.

Mësohet se menaxherët e lojtarit kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjes me pasaportë të Kosovës.

Tri vjet më parë, Uysal kërkohej me ngulm nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimisht Uysal kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes.

Necipi është 28-vjeçar, por që këtë sezon nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi trajneri është duke e lënë më shumë në bankinë.

Ai luan në qendër të mbrojtjes, por mund ta mbulojë edhe krahun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme