Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Ukrainës dhe kalimit në gjysmëfinale të Euro 2020.
Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ukrainës në çerekfinale të Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Golat në këtë fitore të anglezëve u shënuan nga Harry Kane (4’, 50’), Harry Maguire (46’) dhe Jordan Henderson (63’).
Pas fitores dhe kalimit në gjysmëfinale ka folur edhe kapiteni i Tre Luanëve, Kane, i cili ndihet i lumtur dhe pret ta fitojnë gjithë trofeun.
“Ishim favoritë për të fituar këtë lojë, kishte shumë presion dhe pritje dhe për të performuar ashtu siç bëmë ishte shumë mirë. Një tjetër rezultat i pastër dhe katër gola, ishte një natë e përkryer për neve”, ka thënë fillimisht Kane pas ndeshjes.
“Jemi disa prej nesh në këtë ekip që luajtëm në atë gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë dhe ne e dimë se sa na dëmtoi kjo për të mos arritur në finale dhe për të shkuar deri në fund”.
“Ky ka qenë një turne i shkëlqyeshëm deri më tani. Kemi shënuar shumë, kemi luajtur mirë së bashku, por në fund të fundit kemi një vizion se ku duam të jemi dhe kjo është fitimi i turneve të mëdha”.
Kane në fund foli edhe për ndeshjen gjysmëfinale e cila do të zhvillohet në shtëpinë e tyre në Wembley.
“Do të jetë e pabesueshme. Çfarë momenti për ne si ekip, si komb – shumë prej nesh që luajnë tani nuk do të kenë mundësinë të kenë një ndeshje si ajo në një turne të madh përsëri”.
“Është aty për ne, është një mundësi për ne dhe ne duhet ta kapim atë me të dy duart”, përfundoi kapiteni i Anglisë. /Telegrafi/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...