Kapitenët e klubeve spanjolle të mërkurën do të mbajnë një takim nga ku do të dalim me një marrëveshje që të mis zhvillohen ndeshjet e La Ligas në SHBA.
Para shumë kohësh, bosi i Ligës Premier, Richard Scudamore, pati dal me një ide që kampionati anglez të zhvillojë 39 ndeshje, një ndeshje më shumë jashtë vendit nga u do të vinin shumë para.
Për fat të mirë ky plan përfundimisht u eliminua, ndërsa kampionati u luajt me 38 ndeshje në Angli, natyrisht edhe disa prej tyre në Uells.
La Liga ka vendosur tani që të luajë disa ndeshje në Amerikë, ku sipas tyre do të ishte një ide e mirë.
Javën e kaluar ata njoftuan se nga ky sezon disa ndeshje do të luhet në SHBA.
Është një vendim që është marrë pa u konsultuar me klubet dhe lojtarët, dhe ky propozim tani nuk ka shkruar mirë.
Janë lojtarët ata që nuk janë të lumtur.
Sipas AS, kapitenët nga të gjitha 20 ekipet e La Ligas do të takohen nesër, ku do të dalin me një deklaratë së bashku, ku do të dalin kundër ndeshjeve jashtë vendit.
La Liga ka arritur marrëveshje me një firmë ligjore amerikane ku do të luajnë disa ndeshje në Amerikën e Veriut e Kanada.
Nuk ka detaje më shumë, por është e mundur që edhe Barcelona dhe Real Madridi të përfshihen në këtë vendim për të luajtur jashtë.
La Liga gjithashtu ka vendosur të ndjek gjurmët e Ligës Premier, ku ka vendosur ndeshje të të hënën dhe të premten.
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...