Bruno Fernandes thuhet se ishte përfshirë në një grindje të nxehtë me katër lojtarë në dhomën e zhveshjes pas humbjes së Manchester United kundër Brightonit.
Kapiteni i United thuhet se u përball me Scott McTominay në dhomën e zhveshjes pas humbjes 3-1 të klubit, shkruan Arbresh.info.
Dyshja e qendërmbrojtësve, Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof dyshohet se kanë pasur gjithashtu një grindje verbale.
Por ishte menaxheri, Erik ten Hag, ai që duhej të ndërhynte dhe të rivendoste rendin, sipas The Sun.
“Djajtë e Kuq” nuk e kanë filluar fare mirë sezonin 2023-24, pasi kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e tyre të para në Premier League.
Për të shtuar kaosin, Ten Hag kohët e fundit pati një përplasje me Jadon Sancho, pas së cilës anglezi u dëbua nga stërvitja e ekipit të parë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...