Pamjet e fundit të zbuluara në rrjetet sociale e shfaqin dhunën e pësuar nga tifozët e Borussia Monchengladbachut nga sigurimi i stadiumit në Stuttgart. Nga ky incident pati të lënduar, ndërsa klubet kërkojnë që të gjenden përgjegjësit
Ndeshja ndërmjet Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbach, e zhvilluar fundjavën që shkoi, po vazhdon të diskutohet.
Jo për shkak të përmbysjes së jashtëzakonshme të vendësve, të cilët ishin duke humbur 0:2 dhe në fund fituan 3:2.
Por, për atë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.
Në një video që është bërë virale së fundi shihet sigurimi i stadiumit në Stuttgart duke i sulmuar fizikisht tifozët mysafirë të Monchengladbachut.
Disa prej tyre thuhet se kanë pësuar lëndime, pak a shumë të rënda.
Të dyja klubet më pas kanë dalë me komunikatë duke e dënuar sulmin e ndodhur të shtunën mbrëma.
Stuttgarti ka thënë se distancionet nga dhuna, ndërsa shton se është filmuar gjithçka, që nga fillimi i incidentit e deri në mbylljen e tij, shkruan “Gazeta Express”.
E Borussia Monchengladbachu e ka dënuar rëndë sulmin ndaj tifozëve të tij dhe kërkon sqarim për çdo detaj.
Ndërkohë, po punohet që të gjenden fajtorët dhe të dalin para drejtësisë. /Gazeta Express/
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?