Ishte e qartë që diçka do të ndodhte dhe të hënën shpërtheu.
Skuadra e parë e Rayo Vallecanos vendosi që të stërvitej në shtëpi dhe jo në qendrën stërvitore, siç kishin planifikuar trajnerët dhe drejtuesit.
Prej disa javësh ka pasur bisedime të shumta mes klubit dhe lojtarëve për uljen e pagave të të gjithë punonjësve dhe këta të fundit nuk e kanë pranuar këtë gjë.
Sipas gazetës Marca klubi nuk ka propozuar diçka konkrete për këtë vendim dhe ata ndihen të fyer që presidenti ka vepruar sipas mendjes së tij.
Në formë proteste ndaj këtij vendimi, lojtarët kanë vendosur që të mos paraqiten në stërvitje duke krijuar në këtë mënyrë kaos dhe një situatë të paqartë për të ardhmen.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një takim për ta zgjidhur këtë problem që ka skuadra e Rayos.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...