Roli i ri i N’Golo Kante nën urdhrat e Maurizio Sarrit nuk po pëlqehet pothuajse nga askush.
Së fundmi thuhet se edhe vet lojtari nuk është i lumtur me detyrat e tij në “Stamford Bridge”.
Mesfushori i ‘bluve’ cilësohej si një nga mesfushorët më të mirë defensiv në botë, por pas ardhjes së Sarrit pozita e tij ndryshoi.
“Le10Sport” shkruan se mesfushori po vëzhgohet nga Paris Saint Germain, por francezët kanë pak gjasa që të sigurojnë shërbimet e tij.
Sipas të përditshmes franceze, lojtari do të preferonte një kalim tek Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munich.
Kante kaloi tek Chelsea nga Leicester City, dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm ku fitoi çmimin si lojtari më i mirë në Premierligë.
Ai shtoi edhe një Kupë të Botës në të arriturat e tij si mesfushor defensiv, por situata ndryshoi me Sarrin dhe duket se kjo gjë po sjellë telashe.
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot