Kante mund ta vazhdojë kontratën me Chelsean

15:47 | 28 Shkurt 2023
A. B.

N’Golo Kante me gjasë nuk do të largohet nga Chelsea gjatë verës së vjen, përkundër spekulimeve të shumta që një gjë e tillë do të ndodhë në fund të këtij sezoni.

Sipas mediumit “FootMercato”, “Blues” po planifikojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me mesfushorin francez.

31 vjeçari është i gatshëm ta nënshkruajë një kontratë të deri në vitin 2026, me opsion deri më 2027.

Problemet fizike ia kanë pamundësuar përfaqësuesit francez që ta tregojë veten në sezonin e kaluar, ndërsa mbeti pa pjesëmarrje edhe në Kupën e Botës në Katar.

Ai nuk ka luajtur që nga 14 gushti, ndërsa në këtë edicion i ka veç dy paraqitje me “Blues”.

Kantes do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezonit, por palët janë të interesuar për ta vazhduar atë.

Ish-futbollisti i Leicester Cityt ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë defanzivë në Evropë në dekadën e fundit. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme