N’Golo Kante e pranon se e kishte hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit në kohën kur Thomas Tuchel ishe ende trajner i klubit francez, me të cilin kërkon të korrë sukses tani në Chelsea.
Kante e ka fituar dy herë titullin në Premierligë dhe është njëri prej mesfushorëve më të mirë mbrojtës në futbollin e sotëm.
PSG-ja kishte bërë përpjekje për t’i siguruar shërbimet e tij cilësore kur trajneri gjerman ishte në krye të skuadrës.
I pyetur nga uebsajti zyrtar i Chelseat për interesimin e Tuchel për të në të kaluar, Kante tha: “E di se në të kaluarën kishim kontakte me Paris Saint-Germain kur ai ishte trajner i tyre, por nuk ishte diçka që unë e doja.”
Fituesi i Kupës së Botës shtoi: “Nuk shkova atje sepse isha i lumtur në Chelsea dhe qëndrova këtu. Nuk kam biseduar me Tuchel për këtë”. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...