Manchester City është një nga ekipet që gëzon një organikë mjaft të pasur lojtarësh, duke pasur në grupin e vetë yje si De Bruyne, Aguero, Sterling apo Gabriel Jesus. Lojtarë këta që e njohin mirë portën kundërshtare dhe dinë ta kërcënojnë në mënyrën e duhur. Megjithatë “qytetarët” kanë hasur probleme në ekzekutimin e penalltive.
City nuk ka një emër që të jetë i përhershëm nga pika e bardhë e 11 metrave dhe të mos gabojë, ndërsa kandidaturën e ka shpallur portieri i skuadrës. Braziliani Ederson habit me dekaratën e tij se është më i miri nga penalltia në ekipin e Manchester City-t, por është Guardiola ai që nuk e lë të godasë. “Nuk mund të marr goditje dënimi, por mund të bëj penalltitë. Ne kemi lojtarë shumë të mirë për të gjuajtur goditjet e dënimitk, por për penalltitë jam gjuajtësi më i mirë. Gjithsesi, nuk jam zgjedhur për t’i ezkekutuar”, ka thënë Ederson./sportexpress/
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali