Kapiteni i Anglisë, Harry Kane e vlerëson si tepër të fortë ndeshjen me Shqipërinë. Mundësia që Kuqezinjtë kanë ende për tu kualifikuar në Botëror e bën këtë përballje të vështirë, por për anglezët qëllimi janë 3 pikët.
“Ne presim një ndeshje të fortë, pasi Shqipëria ka ende mundësi për tu kualifikuar. Ata do të vijnë me shumë energji dhe pasion. Ne duhet të bëjmë lojën tonë. do të jetë një betejë e fortë. Kjo është një ndeshje që duam ta fitojmë, pasi na duhen edhe 4 pikë, kështu që sa më shpejt të marrim 3 pikë aq më mirë”.
Anglisë i mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm si Marcus Rashford, James Ward-Prowse, Mason Mount apo Luke Shaw. Për këtë trajneri Gareth Southgate mund të aktivizojë të rinj si sulmuesin Emile Smith Rowe apo mesfushorin Jude Bellingham.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...