Bayerni “poshtëroi” Bochumin në një fitore 7:0.
Harry Kane edhe një herë kryesoi sulmin e Bayernit ndërsa Leroy Sane, Kingsley Coman dhe Eric-Maxim Choupo-Moting ndihmuan atë, shkruan Arbresh.info.
Iu deshën vetëm katër minuta që skuadra bavareze të merrte hapat, ndërsa Coman asistoi për Choupo-Moting, i cili goditi nga afër.
Së shpejti Bayern kishte dyfishuar avantazhin e tyre pasi Kane shënoi golin e pestë personal për këtë sezon.
Bayern gjeti edhe të tretën ndërsa Mathijs de Ligt shënoi me kokë, Sane gjeti rrjetën me një përfundim të bukur pas një pasimi të shkëlqyer nga Kane.
Në pjesën e dytë dhe Kane gjeti golin e dytë duke shënuar nga pika e bardhë.
Mathys Tel, u asistua nga Kane për golin e radhës.
Por, Kane e mbylli fitoren me hat-trickun e tij të parë për klubin, duke shënuar golin e shtatë në një pasdite të përsosur./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...