Google ADS

Kane nuk ka të ndalur, afrohet edhe Lautaro garë e fortë për “Këpuca e Artë 2023”

17:06 | 6 Nëntor 2023
D.H

Harry Kane vazhdon me ecurinë pozitive te Bayern Munich dhe fiton pozicione në renditjen e trofeut “Këpuca e Artë”.

Sulmuesi anglez ishte vendimtar në triumfin 4-0 të Bayern Munich ndaj Dortmund, me Kane që realizoi tregolësh dhe ngjitet në vendin e tretë të renditjes aktuale për “Këpucën e Artë” me 30 pikë, pas Akor Adams dhe Amahl Pellegrino.

Nigeriani i Montpellier, megjithatë, ka luajtur tashmë 25 ndeshje mes Ligue 1 dhe kampionatit norvegjez, teksa Amahl Pellegrino po ashtu numëron shumë më shumë ndeshje se Kane.

Në vendin e katërt është Serhou Guirassy i Shtutgartit, i cili ka shënuar 14 gola në Bundesliga dhe ka munguar në dy javët e fundit, ndërsa Lautaro Martinez kalon Erling Haaland dhe kalon i vetëm në vendin e pestë.

Renditja aktuale për “Këpucën e Artë”:

Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) 36.5 pikë

Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 34.5 pikë

Harry Kane (Bayern Munich) 30 pikë

Serhou Guirassy (Shtutgart) 28 pikë

Lautaro Martinez (Inter) 24 pikë

Andrej Ilic (RFS/Valerenga) 23 pikë

Erling Haaland (Manchester City) 22 pikë

Bard Finne (Brann) 21 pikë

Faris Moumbagna (Bodo/Glimt) 21 pikë

Kylian Mbappe (PSG) 20 pikë

Jude Bellingham (Real Madrid) 20 pikë./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme