Real Madrid do të jenë në kërkim të një sulmuesi, gjatë merkatos së verës.
‘Los Blancos’ do të synojnë që të përforcojnë fazën e sulmit dhe tashmë ka disa emra që përmenden si opsione.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se Real Madrid kanë përfshirë Harry Kane në listën e dëshirave për merkaton e verës, transmeton lajmi.net.
Prioritet për madrilenët vazhdon të jetë Erling Haaland, por ‘Los Blancos’ e dinë se Borussia Dortmund nuk do të jenë të gatshëm ta shesin lojtarin, pasi ai u transferua aty në janar.
Por, as sigurimi i shërbimeve të Kane nuk do të jetë i lehtë, pasi shefi i Tottenham, Daniel Levy është një negociues i vështirë.
Kane ka kontratë me Tottenham Hotspur deri në vitin 2024, kontratë që vështirë se do të prishet nga Real Madrid.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...