Harry Kane është në kërkim të thyerjes së rekordit të golave me Kombëtaren Angleze.
Rekordi mbahet nga Wayne Rooney me 53 gola.
Trajneri i Kombëtares angleze, Gareth Southgate, ka thënë se futbollisti e ka lënë pas zhgënjimin e penalltisë së humbur kundër Francës në Botërorin “Qatar 2022”.
“Unë e di se ai do të ketë një motivim të shtuar nesër mbrëma për t’u rikthyer dhe për t’u treguar të gjithëve se për atë çfarë bën ai me fanellën e Anglisë”, ka thënë Southgate. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne jemi shumë me fat që e kemi atë”.
Sot nisë rrugëtimi i kombëtareve në garën për një vend në Kampionatin Evropian.
Italia dhe Anglia është ndeshja e xhiros së sotme në kuadër të ndeshjeve para kualifikuese në EURO 2024.
Ndeshja nis në orën 20:45.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...