Barcelona do të rikthehet në Vlorë për të luajtur sërish një ndeshje kundër Flamurtarit. Po, kjo është e vërtetë dhe ndeshja mes tyre do të luhet në fund të qershorit dhe tashmë të gjithë do të kenë mundësinë të rishohin një ndeshje spektakolare.
Sigurisht nuk do të bëhet mes futbollistëve aktualë, por mes veteranëve dhe ky duel rikthehet të luhet pas 37 vitesh. Protagonistët e katër ndeshjeve të viteve 1986-1988 do të luajnë sërish në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.
Shumë prej tifozëve e rikujtojnë atë ndeshje historike mes dy skuadrave, e cila është ngulitur thellë në memorien e gjithë sportdashësve. Flamurtari i Shqipërisë u përball me Barcelonën e emrave si Zubizareta, Lineker dhe Pedraza, duke bërë jo vetëm paraqitje të mira, por edhe duke fituar ndeshjen e parë. Një 90 minutësh që nuk harrohet kurrë në Vlorë, por që do përsëritet këtë vit.
Diçka të tillë e bën të ditur gazetari i njohur vlonjat, Ergys Alushi. Ky i fundit jep detaje, ndërsa fton të gjithë tifozët që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit për të përjetuar emocione të mëdha me legjendat më të njohura të futbollit katalanas dhe atij vlonjat.
“Shoqata Flamurtari njofton që për tre ditë dt 28/29/30 qershor, për të kujtuar ato vite të lavdishme të futbollit Vlonjat.
Veteranët FC Barcelona do të jenë në qytetin e Vlorës ku do të zhvillohet një ndeshje në dt 29 në Stadiumin Flamurtari.
Shoqata e veteranve fton të gjithë tifozet me familjet e tyre ta mbushim plot Stadiumin, të jetë një ditë feste për qytetin tonë në kujtim të viteve të lavdishme.
Ju mirëpresim!”, shkruan gazetari i njohur vlonjat./newsport.al
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...