Stadiumi i Prishtinës ishte kthyer në fjalën kryesore gjatë muajit të kaluar pasi që klubi i Prishtinës kishte kërkuar që të zhvillohet ndeshja e fundit kampionale me Prishtinën.
Por, në një marrëveshje mes MKRS dhe UEFA-s shkruan se stadiumi nuk mund të shfrytëzohet deri në fillim të muajit gusht.
Gjatë javës së kaluar ishte paralajmëruar ardhja e disa inspektorëve për të shikuar punët që janë kryer në stadiumin e kryeqytetit.
E sot (e martë) kanë arritur disa zyrtar të Federatës Evropiane, ku do të qëndrojnë gjatë ditës në Prishtinë dhe do të vlerësojnë punën që është kryer në stadium.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar shkurtimisht nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Sot kanë ardhur në Prishtinë inspektorët e UEFA-s. Ata do të shikojnë punët që janë kryer në stadium”, tha Ademi.
Kujtojmë se në një shkresë mes FFK-së dhe UEFA-s, shkruhet se nuk do të mund të zhvillohen takimet pa pranim teknik nga ana e zyrtarëve të saj.
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali