Google ADS

Kandidati për president të Barcelonës, Riera: Nuk do të ndaloja Messin të largohej nga klubi

13:49 | 4 Nëntor 2020
L G

Kandidati për president të Barcelonës, Pere Riera ka thënë se nuk do të vendoste të ardhmen e Lionel Messit mbi atë të klubit.

Kapiteni i skuadrës katalunase në këtë verë që shkoi kishte dorëzuar letrën për largim në zyrat e Blaugranasve.

Por, në fund familja e bindi gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që të qëndronte edhe më tej në Camp Nou.

Sidoqoftë, Riera ka njoftuar për kandidimin e tij për president të Barcelonës, dhe në rast se do të fitojë, e zëvendësonte Jose Maria Bartomeun që dha dorëheqje në fillim të këtij muaji.

“Mendimi është se Messi duhet të qëndroj te Barcelona”, ka thënë ai për Marcan. “Kjo situatë nuk është e mirë për askënd”.

“Në fund, Messi është ai që vendos për të ardhmen e tij. Unë dyshoj shumë që Messi dëshironte te largohej nga Barcelona në këtë verë”.

“Nëse do të ishte një dëshirë e tillë, unë nuk do të ndaloja Messin që të bënte atë gjë”, ka shtuar më tej Riera. /Telegrafi/

Të ngjashme