Kandidati për president i Barcës dëshiron t’i bëjë bashkë Messin dhe Guardiolan

12:58 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Rikthimi i Pep Guardiolës te Barcelona mund të bindë Lionel Messin të rinovojë kontratën me blaugranat dhe të qëndrojë gjatë në ‘Camp Nou’.

I këtij mendimi është kandidati për president i Barçës Victor Font i cili nëse arrin të marrë drejtimin e Barcelonës në zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë një tentativë për të rikthyer trajnerin katalanas në Camp Nou.

Dëshira e tij është një dhe e vetme t’i shikojë sërish Messin dhe Guardiolën në Camp Nou, të parin në fushë dhe të dytin në stol dhe do të provojë me të gjitha mënyrat për ta bërë realitet diçka të tillë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Font do të zgjidhet president dhe nëse Guardiola do të lërë Manchester City-in për t’u rikthyer te katalanasit.

Të ngjashme