Interi, Napoli e Milani synojnë ta mbyllin vitin me fitore në xhiron e 19-të të Serie A pas ndeshjeve përkatëse sonte
Interi, Napoli dhe Milani nuk kanë më vend për gabime, në ndeshjet e fundit të tyre për vitin 2021.
Tre kandidatët për titull të kampionit do të mundohen t’i fitojnë duelet përkatëse sonte.
“Nerazzurri” shihen si favoritë në përballjen që do ta kenë ndaj Torinos në shtëpi.
Kampioni aktual italian do të mundohet ta mposht ekipin “Granata” dhe më pas ta presë ndonjë gabim eventual të rivalëve.
Dueli ndërmjet Interit dhe Torinos fillon në orën 18:30.
E më pas, nga ora 20:45 do të luajnë Napoli dhe Milani.
Amir Rrahmani me shokë nuk pritet të hasin në ndonjë problem për ta mposhtur Spezian.
Napolitanët janë mjaft të motivuar pas fitores ndaj Milanit.
Kurse, Kuqezinjtë do ta kërkojë këndelljen teksa e viziton Empolin.
“Rossoneri” kanë rënie të formës dhe çdo gabim i radhës mund t’ju kushtojë.
Empoli, nga ana e tij, di të jetë ekip mjaft i papërshtatshëm kur luan në shtëpi. /GE/
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...