Mauricio Pochettino mbetet pretendenti kryesor për postin e trajnerit të Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, ndërsa kandidatë potencialë janë edhe Simone Inzaghi, Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo.
Maurizio Sarri u shkarkua zyrtarisht të shtunën pasdite, pas eliminimit zhgënjyes nga Lyoni në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Tani Juventusi është duke tentuar ta gjejë një zëvendësues, veçanërisht pasi që klubi bardhezi do t’i nisë stërvitjet parasezonale brenda pak javëve. Duke e pasur këtë parasysh, Pochettino cilësohet favorit pasi që ai mund t’ia nisë menjëherë punës meqenëse nuk ka kontratë me asnjë klub, si dhe ka përvojë në Ligën e Kampionëve pasi sezonin e kaluar e arriti finalen me Tottenhamin.
Gazzetta dello Sport raporton se ai po kërkon pagë prej dhjetë deri në 12 milionë euro, që do të ishte dyfishi i pagës që Sarri e merrte në Allianz Stadium. Sportitalia e sheh atë si favorit përkundër kësaj dhe raporton se tashmë dy palët janë në negociata.
Opsionet e tjera, Zidane dhe Inzaghi, janë të dy të punësuar në klubet e tyre respektove, Real Madrid dhe Lazio, dhe nuk janë shprehur të motivuar për të ndërruar ambient këtë verë.
Sky Sport Italia vazhdon ta shtyjë përpara idenë se Andrea Pirlos mund t’i jepet kjo pozitë, vetëm pak ditë pasi ai u prezantua si trajneri i ri i ekipit U23 të Juventusit. Megjithatë, ky mund të jetë një rrezik që Juventusi s’është i gatshëm ta ndërmarrë, pasi që Pirlo nuk ka përvojë si trajner.
Ajo për të cilën pajtohen të gjitha mediumet italiane është se presidenti i klubit, Andrea Agnelli, e ka marrë përgjegjësinë për ta zgjedhur vetë trajnerin e ardhshëm, përderisa në të kaluarën kishte marrë këshilla nga drejtorët e klubit, Fabio Paratici dhe Pavel Nevded. /Gazeta Express/
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...