Kanada kualifikohet në Kupën e Botës 2022 për herë të dytë në histori

08:26 | 28 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Kombëtarja kanadeze e futbollit u kualifikua në Kupën e Botës për herë të dytë në histori.

Kanadezët e siguruan kualifikimin me fitoren bindëse ndaj Xhamajkës (4:0) dhe para përfundimit të turit kanë një avantazh të paarritshëm ndaj Kosta Rikës së vendit të katërt.

Golat për Kanadanë u shënuan nga Larin, Buchanan, Hoilett dhe futbollisti xhamajkan Mariappa i cili shënoi në portën e tij. Kanada e mbylli ndeshjen me 20 goditje, 18 më shumë se Xhamajka. Në 13 ndeshje kualifikuese, kanadezët grumbulluan 28 pikë, tre më shumë se SHBA-ja dhe Meksika dhe gjashtë më shumë se Kosta Rika.

SHBA-të mbrëmë fituan 5:1 kundër Panamasë me het-trick të Pulisic dhe Meksika ishte më e mirë se Hondurasi 1:0 jashtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme