Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të në kualifikimet për Kupën e Botës.
Kombëtarja e Kanadasë ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te El Salvador me rezultat të pastër 0-2.
Atiba Hutchinson dhe Jonathan David kanë shënuar dy golat në pjesën e dytë për këto tri pikë të mëdha.
Me këto tri pikë, Kanadaja vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 25 pikë, katër më shumë se SHBA e Meksika.
Tani Kombëtarja kanadeze ndodhet vetëm një pikë larg kualifikimit në Kupën e Botës, kualifikim që do të ishte shumë i mirëseardhur pasi kanë 35 vite mungesë në një ngjarje të tillë.
Ndërkohë fitore në këtë xhiro ka shënuar edhe SHBA, që ka mposhtur Hondurasin me rezultat të pastër 3-0.
Ndeshja e zhvilluar në Allianz Field të Minnesotas është zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme atmosferike, pasi temperatura gjatë zhvillimit të kësaj sfide ishte – 20 gradë celsius.
Weston McKennie, Zimmerman dhe Christian Pulisic shënuan golat për amerikanët në këtë sfidë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...