Kamza Basket ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 91:96 (31:27, 20:30, 23:11, 17:28), në kuadër të javës së parë të Ligës Unike.
Vendasit e nisën ndeshjen me një seri prej 6:0, por kundërpërgjigjen mysafirët me shtatë pikë radhazi, për 6:7, ku më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, por në fund të çerekut të parë prizrenasit krijuan epërsi 31:25, ndërsa kjo pjesë përfundon 31:27. Fituesit e Superkupës së Kosovës patën epërsi deri në tetë pikë në periudhën e dytë, 43:35, megjithatë nga ky moment skuadra nga Kamza hyn në një seri të suksesshme duke kaluar në epërsi 45:49, dhe ishte në epërsi konstante, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 51:57.
Basketbollistët e Prizrenit nuk u dorëzuan për të barazuar rezultatin në 63:63 në periodën e tretë, dhe kishin deri në gjashtë pikë epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 74:68. Sidoqoftë, në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, ku Kamza barazon shifrat në 80:80, dhe në minutat e fundit ishte më e përqendruar, duke triumfuar me shifrat 91:96.
Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 14 pikë e 11 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 18 pikë e nëntë asistime, kurse te Kamza Basket u dalluan Matthew Eldrigde me 23 pikë e 11 kërcime dhe Abrian Edwards me 14 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...