Kampioni i Kosovës në futsall dhe fitues i Kupës së Kosovës, Prishtina 01 ka mësuar tashmë ekipet me të cilat do të përballet në raundin preliminar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.
Të mërkurë është hedhur shorti për grupet në raundet preliminare në Ligën e Kampionëve në futsall. Prishtina 01 është shortuar në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë KSC Lubawa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë).
Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në “main-raund” me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor.
“Main-Round” çon ekipet pastaj në raundin elitar të nëntorit dhe dhjetorit, i cili do të vendosë katër pretendentët për në finalet e eliminimit në maj të vitit të ardhshëm.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër