Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniks, ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet e rrethit “Main Round” në Ligën e Kampionëve, njofton FFK, përcjellë arbresh.info.
Feniksi do të garojë në grupin e katërt, ndeshjet e të cilit grup do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, prej 2 deri më 7 tetor.
Në këtë grup do të jenë skuadra bjelloruse, Lida, ajo kazake, Kairat Almaty dhe ajo portugeze, Sporting.
Tri skuadrat e këtij grupi do të kalojnë në “Elite Round”.
Ndërkohë, shorti për “Elite Round” do të tërhiqet më 14 tetor, derisa ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen prej 13 deri më 18 nëntor. /arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi