Kampioni në fuqi i Francës është befasuar nga Nice në ndeshjen e xhiros së pestë në Liga 1.
Derbi i zhvilluar në stadiumin Allianz Riviera ka përfunduar me rezultat tronditës për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Leonardo Jardim, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht formës së dobët, Nice ka mposhtur me rezultat 4 me 0 kampionin e Francës duke ndalur formën e tyre perfekte me katër fitore radhazi.
Sulmuesi qendror Mario Balotelli realizoi dy gola (6′) (60′), ndërsa Alassane Plea (18′) dhe Igniatius Knepe Ganago (85′) janë autorët e golave të skuadrës së Lucien Favres.
AS Monaco tani qëndron në pozitën e dytë në tabelën e Liga 1 me 12 pikë, tri më pak se Paris Saint Germaini, ndërsa Nice qëndron në pozitën e tetë me vetëm gjashtë pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/1x8zl
https://streamable.com/2unph
https://streamable.com/ay5qe
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...