Kampioni i Evropës dhe Spanjës është poshtëruar mbrëmjen e së mërkurës në Wembley nga “Spursët”.
Pasi ndalën 1 me 1 në Bernabeu skuadrën e Zinedine Zidanes, Tottenham Hotspuri ka siguruar tani tri pikë të plota të ndeshjen si nikoqir në Wembly kundër Real Madridit duke kaluar në fazat eliminuese, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti në Premierë Ligë ka marr kreun në Grupin H pas fitores me rezultat befasues 3 me 1 ndaj ‘Los Blancos’ në Wembley.
Mesfushori Dele Alli dërgoi nikoqirët në epërsi në minutën e 27′ para se të realizonte edhe golin e dytë në më pak se dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Goditja e devijuar e 21-vjeçarit ishte e pandalshme nga portieri Kiko Casilla.
Goli i tretë dhe i fundit për skuadrën e Pochettinos erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë. Christian Eriksen shënoi për 3 me 0 pas asistimit nga superylli Harry Kane.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm për skuadrën e Zinedine Zidanes duke ngushtuar epërsinë e thellë të Tottenhamit. Superylli realizoi nga afërsia në minutën e 80′ të ndeshjes.
Ndryshe, kjo është disfata e parë e madrilenëve në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve që nga viti 2012.
Tottenhami tani ka dhjetë pikë në krye të Grupit H, tri më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë me shtatë pikë./arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...