Kampionati Evropian i Xhudos për të rritur do të zhvillohet në Prishtinë.
Sot zyrtarisht u nënshkrua marrëveshja për mbajtjen e Evropianit në Prishtinë në dhjetor të këtij viti, në kategoritë -57 kg dhe -73 kg.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri i njohur, Driton Kuka.
Kuka njoftoi se marrëveshja u nënshkrua këtë të martë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Presidenti i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, dhe Presidenti i Federatës Evropiane, Laslo Thot.
“Sot edhe zyrtarisht u nënshkrua marrëveshja për mbajtjen e Evropianit në Prishtinë në dhjetor të këtij viti! Ministri Çeku,Presidenti i Federatës Evropiane Laslo Thot dhe Zv. Presidenti Hrvoje Lindi si dhe Presidenti ynë Agron Kuka spt nënshkkruan marrëveshjen për organizimin e Evropianit në Kosovë! Elita e xhudos Evropiane vjen në Ks në garën më të madhe Sportive deri tash të mbajtur në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kjo garë është pjesë e Projektit “ Kosova – Judo Nation”./Arbresh.info/
Gjesti: Jam i çmendur kur dashurohem, jam në gjendje të bëj ...
Keni një televizion Android – ndryshime të mëdha po vijnë
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh
LDK prezantoi e kandidatët për deputetë, Abdixhiku: I lumtur...
6 ushqimet e stinës që ndihmojnë mushkëritë
Beatrix Ramosaj poston foto me buzët e kuqe