Ballkani ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Malishevës me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 33-të të BKT Superligës së Kosovës.
Suharekasit ishin shpallur kampion një ditë më parë pasi ndeshje Gjilani – Drita ishte mbyllur pa gola, duke e siguruar matematikisht titullin.
Malishevasit shënuan që në start me Ronald Sobowale që gjeti rrjetën në minutën e 11-të me një goditje nga afër për 1-0.
Pa u mbyllur pjesa e parë Hasan Hyseni ishte ai që dyfishoi epërsinë me një gol të bukur.
Në pjesën e dytë u hap ndeshja, pasi Ballkani shënoi në minutën e 61-të.
Ishte Albion Rrahmani që gjeti golin ndaj ish skuadrës së tij për 2-1.
Por vetëm pas nëj minute, Xhevdet Shabani shënoi gol shumë të bukur për 3-1.
Krejtë në fund Ballkani arriti të shënojë edhe njëherë, me Ermal Krasniqin që qëlloi portën me një goditje të bukur nga distanca.
Deri në fund nuk kishte më kohë dhe Malisheva mori tri pikë të rëndësishme për mbijetesë.
Ballkani mbetet me 70 pikë, ndërsa Malisheva ka 43 pikë dhe mban vendin e shtatë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...