Kampionët e Spanjës mposhten përsëri

23:53 | 23 Maj 2023
Orgesa Haziri

Valladolid ka befasuar Barcelonën duke e mposhtur me rezultat bindës 3:1.

Valladolid nga minuta e parë e filloi më mirë, duke shënuar në 90 sekonda e para.

Ishte një autogol e Andreas Christensen që e zhbllokoi rezultatin.

Por, vendasit që po luftojnë për mbijetesë nuk u ndalën pavarësisht se ishin në epërsi.

Në minutën e 22-të, Cyle Larin shënoi për 2:0, pasi Eric Garcia ia dhuroi penalltinë.

Gonzalo Plata e vulosi dilemën e fituesit, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.

Robert Lewandowski e ngushtoi epërsinë në 3:1 dhe rriti epërsinë ndaj Benzemas në garën për Pichichi.

Barcelona mbetet e para, kurse Valladolid janë të vendin e 17-të./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme