Në Kukës e kanë nisur mirë. Fitorja kundër Kajserisporit i ka kënaqur të gjithë, sidomos teknikun Pakult.
Dhe klubi ka menduar ti dhurojë teknikut austriak jo një, por dy përforcime të reja.
Siç citon e përditshmja “Sport Ekspres”, klubi ka arritur marrëveshjen me mesfushorin gjeorgjian, Irakli Dzaria.
29 vjeçari është një goditje e Nexhipit i cili është konsultuar me Giorgi Pophadze, ish shokun e tij tek Flamurtari.
Komentet e Pophadze kanë qënë tepër të mira për Dzarian dhe kuksianët kanë shpejtuar duke mbyllur gjithçka.
Dzaria është aktivizuar dhe me kombëtaren gjeorgjiane. Mesfushori është bashkuar sot me ekipin në Antalia. /Sport Ekspres/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...