Penza e ka filluar me fitore Ligën Unike, duke mundur Flamurtarin e Vlorës në udhëtim me rezultat 83:91 (21:19, 26:23, 11:28, 25:21).
Çereku i parë ishte shumë interesant, ku shumë herë u barazua rezultati gjatë kësaj pjese, ndërsa epërsia më e lartë e vendaseve ishte 17:10, por mysafiret nuk lejuan shkëputjen dhe 10 minutat e para përfundojnë me rezultat 21:19. Skuadra nga Vlora e nisi më mirë periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 37:27, megjithatë, kampionet e Kosovës ngushtuan shifrat në 37:36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:42.
Dallimi i madh u bë në periudhën e tretë, ku fitueset e Superkupës Mbarëkombëtare barazuan shifrat në 47:47 dhe krijuan epërsi deri në 12 pikë, 58:70, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në 10 minutat e fundit, Penza menaxhoi lojën dhe ruajti epërsinë, për të triumfuar me rezultat 83:91.
Te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 29 pikë e gjashtë kërcime, Tea Memushi me 14 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime dhe Samra Omerbasic me 15 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 27 pikë e 17 kërcime dhe Ariana Beamon me 27 pikë e tetë asistime. /arbresh.info/
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...