Kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, është ndalesa e radhës e xhudisteve tona në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Në Tbilisi prej të premtes deri të dielën do të zhvillohet Grand Prixi i xhudos, garë kjo e vlefshme për të fituar pikë Olimpike.
Kosovën do ta përfaqësojnë kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherit sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik I Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.
Nora garon të premten në kategorinë e saj (deri në 57 kilogramë), ndërsa Loriana të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Garuesit tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë. Të pesë xhudistët tanë, momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-ta.
Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron fat dhe suksese Gjakovës dhe Kukës.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...