Kampionati turk rifillon të martën e ardhshme

22:20 | 13 Dhjetor 2023
D.H

Futbollit turk do të rikthehet të martën e ardhshme pas një suspendimi një javor për shkak të një sulmi fizik në fushë të presidentit tw klubit Ankaragucu, gjyqtarit kryesor, Halil Umut Meler, nw ndeshjen ndaj Rizesporit.

Federata Turke e Futbollit vendosi t’i shtynte për një kohë të pacaktuar të gjitha ndeshjet, pas kwsaj ngjarje shkruan Arbresh.info.

Gjyqtari më pas u godit me shkelm ndërsa ishte shtrirë në fushë.

I pari i Federatws sw Futbollit turk Mehmet Buyukeksi tha se bordi vendosi që ndeshjet të rifillojnë më 19 dhjetor dhe ndryshimet e nevojshme do të bëjnë për të adresuar shqetësimet për sigurinë, përfshirë amendime të ligjeve aktuale.

“Të gjitha kampionatet rinisin më 19 dhjetor. Është kërkuar që të merren masat e nevojshme për sigurinë. Kemi folur për këto, përfshirë edhe ndryshime që mund të bëhen në ligj. Ka nisur menjeherë puna,  pas takimit me minsitrin e Drejtësisë.”

Kreu i federatës tha se komiteti disiplinor do të vendosë të enjten për statusin e Ankaragucu dhe presidentit të saj dhe të klubit.

Koca u arrestua të martën për sulmin ndaj arbitrit, që e la spitalin të mërkurën, pa probleme shqetësuese shëndeti, por me sy të nxirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme