Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka pësuar një humbje me rezultat të thellë pasditen e sotme (e mërkurë).
Djelmoshat e grupmoshave U19 janë mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 nga Portugalia në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Finlanda 2018”, shkruan portali arbresh.info.
Thierry Correia (5′), Jose Gomes (10′), Joao Felipe (52′), Gedson Fernandes (90’+2) dhe Mesaque Dju (90’+5) ishin autorët e golave për skuadrën mysafire.
Kosova gjendet në pozitën e fundit me asnjë pikë, ndërsa Portugalia gjenden në krye të tabelës me tri pikë të plota.
Pjesë e Grupit 5 në fazën e dytë të Kampionatin Evropian U19 janë edhe Irlanda dhe Sllovakia që kanë barazuar 1 me 1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve./arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti