Kampionati Evropian me shumë gola të realizuar

23:41 | 9 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Italia dhe Anglia përballen të dielën në kuadër të finales së “Euro 2020”.

Deri më tani janë zhvilluar gjithësej 50 ndeshje në këtë Kampionat Evropian.

Gjatë këtyre përballjeve janë realizuar në total 140 gola apo që i bie mesatarisht 2,8 gola të shënuar për ndeshje.

Ndeshjet që kanë prodhuar më së shumti gola janë Kroaci – Spanjë 3-5, Francë-Zvicër 3-3 dhe Portugali-Gjermani 2-4, transmeton lajmi.net

Futbollistët me më së shumti gola të shënuar janë Cristiano Ronaldo me 5 aq sa ka edhe Patrick Schick, ndërsa nga katër gola kanë shënuar Harry Kane, Karim Benzema, Romelu Lukaku.

Spanja është skuadra që ka realizuar më së shumti gola 13 sosh, Italia dhe Danimarka kanë shënuar nga 12, ndërsa Anglia 10.

Mbetet të shihet a do të jetë edhe finalja mes Italisë dhe Anglisë me shumë gola ashtu siç ishin shumica e ndeshjeve në këtë kompeticion deri më tani.

Të ngjashme