Agjencia holandeze kundër terrorizmit NCTV është duke hetuar kërcënimet online që bëhen nga militantët në lidhje me Shtetin Islamik kundër turneut të femrave Kampionati Evropian 2017 që do të zhvillohet në Holandë javën e ardhshme.
Një grup i emëruar ‘Lone Mujahid’, ka postuar në shërbimin Telegram për mesazhe të enkriptuara duke thirrur për besimtarë të panjohur, të inspiruar nga sulmet e fundit në Londër dhe Manchester, për të kryer një sulm të ngjashëm në turneun e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht, ne i marrin kërcënimet e sotme shumë seriozisht”, tha Lodewijk Hekking, një zëdhënëse e Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë.
Kërcënimi veçanërisht ka thirrur për një sulm në stadiumin e futbollit të qytetit Utrecht më 19 korrik kur Anglia është planifikuar të luaj kundër Skocisë.
“Ne e marrim këtë shumë seriozisht. Ne jemi në kontakt të afërt me NCTV-në. Ata janë duke hulumtuar”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e turneut, Annette van Tright.
Grupi i lartpërmendur ka postuar katër foto më 11 korrik të këtij viti që shfaqin një hartë të detajuar të stadiumit me udhëzime “frymëzuese” se si janë kryer sulmet e mëparshme. Po ashtu, postimi ka pasur disa hashtag-e nxitëse.
Derisa NCTV është duke marr kërcënimin me seriozitet, agjencia ende nuk ka rritur nivelin ndërkombëtar të kërcënimit, i cili aktualisht qëndron në nivelin katër dhe jo në nivelin pestë, gjë që do të thotë se kërcënimi për sulm është i konsiderueshëm por ende nuk ka ndonjë evidencë që sulmi është i pashmangshëm./arbresh.info
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...