Kampionati Botëror 2018, hidhet shorti

16:57 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Shorti për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” sapo është hedhur.

32 vendet e kualifikuara në turneun e verës së ardhshme në Rusi kanë mësuar sot (e premte) fatin e tyre, shkruan portali arbresh.info.

Eventi spektakolar është mbajtur në Kremlin të Moskës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, së bashku me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino, kanë hapur ceremoninë e hedhjes së shortit duke i uruar mirëseardhje të kombëtareve.

Më poshtë keni renditjen e kombëtareve në tetë grupe sipas shorit./arbresh.info/

  • Grupi A: Rusia, Arabia Saudite, Egjipti, Uruguai
  • Grupi B: Portugalia, Spanja, Moroko, Irani
  • Grupi C: Franca, Australia, Peru, Denimarka
  • Grupi D: Argjentina, Islanda, Kroacia, Nigeria
  • Grupi E: Brazili, Zvicra, Costa Rica, Serbia
  • Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedia, Koreja Jugore
  • Grupi G: Belgjika, Panama, Tunisia, Anglia
  • Grupi H: Polonia, Senegali, Kolumbia, Japonia

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme