Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në kuadër të programit të FIBA Europe për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (Youth Development Fund/YDF) do të organizohet prej 5 deri më 11 Korrik në Prishtinë.
Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit të përbashkët të FIBA Europe Youth Development Fund tash e pesë vite së bashku me Federatën e Turqisë (udhëheqëse e projektit), Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë projekt të përbashkët përfshihen turnetë e djemve dhe vajzave U14 në shtetet e lartpërmendura, kampet nacionale, klinikat për trajnerë, dhe punëtoritë për menaxherët e projekteve.
Federata e Basketbollit e Kosovës tash e sa vite është pjesë e Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, ndërsa duhet theksuar se FIBA është shumë e kënaqur me punën e FBK-së në implementimin e projektit në Kosovë, andaj çdo vit pas raporteve të dorëzuara nga FBK në FIBA, kjo e fundit gjithnjë e jep vlerësimin pozitiv për vazhdimin e projektit në vendin tonë.
Ndërkaq sa i përket Kampit Nacional duhet cekur se fëmijët e këtij kampi janë kandidatë potencialë për të qenë pjesë e Qendrës Nacionale të Basketbollit të cilën FBK planifikon ta hapë në shtator të këtij viti./GazetaOlle/
Në kamp do të marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza, si dhe 8 trajnerë/e.
Kampi Nacional do të udhëhiqet nga Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK-së, ndërsa në këtë kamp do të punojnë trajnerët e mirënjohur kosovarë si:
Fikret Shatri
Ilir Selmani
Valentin Spaqi
Hasan Bytyqi
Kimete Haliti
Valbona Bytyqi
Ilmen Bajra
Qëndrim Demi
Lista e vajzave U-14:
Era Aliu (Ferizaj)
Erzana Tahiri (Ferizaj)
Tringa Fetahu (Ferizaj)
Medina Rifati (Vushtrri)
Medina Fazliu (Vushtrri)
Malvina Haziri (Vushtrri)
Arjana Pronaj (Vushtrri)
Nazmije Qukiqi (Prizren)
Yllza Morina (Prizren)
Klea Gashi (Prizren)
Elsa Shala (Pejë)
Dorentina Haziri (Pejë)
Gresa Nikqi (Pejë)
Yllka Idrizaj (Pejë)
Erva Kurshumliu (Mitrovicë)
Jeta Muzliukaj (Mitrovicë)
Aorta Rashiti (Gjilan)
Elda Pireva (Gjilan)
Alea Syla (Gjilan)
Klesta Shatri (Istog)
Agisa Buleshkaj (Istog)
Sara Smajlaj (Prishtinë)
Tia Tuhina (Prishtinë)
Amila Tahiraj (Prishtinë)
Lista e djemve U14:
Edin Bacevac (Marigona Hill)
Lisjan Muja (Marigona Hill)
Lis Sadiku (Marigona Hill)
Yll Kastrati (Marigona Hill)
Rrezon Ahmetaj (Marigona Hill)
Blind Jerliu (Marigona Hill)
Ben Basha (M Junior)
Mal Tusuni (M Junior)
Sejar Rama (M Junior)
Rrezon Elezaj (Istogu)
Hannan Corovic (Istogu)
Erion Latifaj (Istogu)
Arti Imeraj (Istogu)
Oltion Shatri (Istogu)
Brilant Sallauka (Suharekë)
Erdi Abazgjik (Trepça)
Rijad Berati (Trepça)
Jon Hazeri (Bashkimi)
Rigon Gjergjizi (Bashkimi)
Elion Hasanaj (DT-Peja)
Berkant Shaqiri (Drita)
Ervin Mullaliu (Rahovec)
Bajram Hasku (Rahovec)
Ervin Morina (Vushtrri)
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...