Google ADS

Kampi i Kylian Mbappe mohon deklaratat e Joan Laporta

14:00 | 18 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Në një intervistë për Catalunya Radio, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka deklaruar se klubi nuk do të kishte nënshkruar kurrë me Kylian Mbappen për shkak të kërkesave financiare zhvatëse të francezit.

“Është nëse mund të nënshkruanim me Mbappe, nuk do ta bënim. Ai kërkon 40-50 milionë euro pagë neto në sezon”, tha Laporta.

Familja e Mbappes ka përgënjeshtruar deklaratat e Laportas, duke u mohuar atyre çdo të vërtetë, siç raporton Fabrizio Romano.

Kampi i sulmuesit të PSG-së gjithashtu ka deklaruar se nuk ka hapur kurrë asnjë negociatë me Laportan./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme