Ndeshja Wolverhampton-Tottenham, e planifikuar për tu luajtur këtë të shtunë, do të hyjë në historinë e Premier League.
Për herë të parë lojtarët e të dy skuadrave do të mbajnë kamera trupore. Pajisja do të përdoret vetëm për kohën e nxemjes para ndeshjes.
Testimet po kryhen thuajse prej një viti në seanca stërvitore dhe klube të ndryshme në botë.
Në Shtetet e Bashkuara një pajisje e tillë është vendosur edhe në trupin e arbitrit kryesor të ndeshjes ndërsa këtë të shtunë do të jetë përdorimi i tyre për herë të parë në një sfidë të Premier League duke u ofruar shikuesve një perspektivë unike dhe emocione të veçanta për një ndeshje futbolli.
Është pajisje izraelite që bashkon teknologjinë video me inteligjencën artificiale e vendosur në një jelek tejet të lehtë që përmban edhe GPS dhe që do të pozicionohet në kraharorin e futbollistëve.
Kamera ka një objektiv që nuk thyhet dhe është aq e lehtë sa që shfaqet si e padukshme. Pamjet që ajo ofron ngarkohen në kohë reale me anë të softuerit duke e bërë atë menjëherë të aksesueshëm për transmetuesit.
Ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë e largët koha kur kjo pajisje të përdoret edhe në ndeshje./Tv Klan
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...