Xavi Hernandez do të largohet nga stoli i Barcelonës, me të përfunduar sezoni aktual.
Këtë vendim e bëri të qartë vet Xavi në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj Villarrealit me rezultat 5-3.
“Më 30 qershor unë do të largohem nga klubi. Është një vendim që e kemi diskutuar së bashku me presidentin dhe me stafin. Barçës i duhej një ndryshim”, ka thënë Xavi.
“Si një ‘cule’ mendoj se ka ardhur koha që të largohem. Ne kemi arritur në një pikë ku nuk ka kthim”, përfundoi ai.
44-vjeçari ishte nën presion të madh për shkak të mungesës së rezultateve, sidomos duke marrë parasysh eliminimin pak ditë më parë nga Kupa e Mbretit, pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj Athletic Bilbaos.
Kujtojmë se Xavi u emërua në krye të Barcelonës në nëntor të vitit 2021 pasi paraprakisht kishte në udhëheqje ekipin nga Katari, Al-Sadd.
Fillimet e Xavit tek Barcelona dukeshin mjaft premtuese dhe të gjithë tifozët u ngazëllyen, pasi më në fund kishin parë ‘dritë në fund të tunelit’.
Deri në këtë moment, Xavi numëron dy trofe të fituar me Barcelonën, ku vlen të theksohet triumfi në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit si dhe një herë titullin e La Ligas.
Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për katalanasit deri në fund të sezonit, teksa Xavi do të shpresojë ta mbyll aventurën e tij tek Barça me trofe./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...