Kalvin Phillips lojtar i West Ham United

18:23 | 23 Janar 2024
D.H

Kalvin Phillips pritet t’i bashkohet skuadrës së West Ham United.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një marrëveshje ndërmjet Cityt dhe West Ham është arritur për të transferuar anglezin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Siç është bërë e ditur çekanët kanë mundësi një opsionin e blerjes për kartonin e Phillips nëse dëshirojnë.

Kujtojmë që Phillips është transferuar tek City nga Leedsi, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e formacionit bazë të Guardiolës.

Kështu që Guardiola i ka hapur derën Phillips për një transferim të mundshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme